Kombëtaret ndezin motorët para Euro 2012

10/08/2011 13:40

Një program i pasur me miqësore ndërkombëtare do ta mbushë ditën e
sotme, ku shumë trajnerë do të kenë edhe mundësinë e fundit për të parë
skuadrën në fushë, para rikthimit të eliminatoreve të Euro 2012.

Janë anuluar Angli-Holandë dhe Nigeri-Gana për trazirat e shpërthyera në Londër, epiqendrat e sfidave janë në Shtutgart, Bari dhe Montpelie. Italia dhe Spanja do të përballen për herë të parë që pas finales së Euro 2008, kur iberikët arritën të fitonin pas gjuajtjes së penalltive.

I lindur në Itali, mesfushori i ri i Barcelonës, Thiago Alkantara, mund të debutojë me “Furitë e Kuqe” në Bari, pikërisht në rajonin në të cilin është lindur. Në Gjermani, në atë që do të duhej të ishte ndeshja e fundit në kombëtare për Balak, por që ai e ka refuzuar ftesën pas fërkimeve që ka pasur me Lëvin, përfaqësuesja e shtëpisë do të duhet të sfidojë Brazilin, e ardhur nga një dështim i madh në “Copa America”.

Ndërkohë që skuadra e Lëvit po kalon një nga momentet më të mira, është me pikë të plota në krye të grupit të saj për eliminatoret Euro 2012 dhe me një fitore ndaj Austrisë më 2 shtator, do të fitonte vendin në Ukrainë dhe Poloni. Franca, e cila është në kërkim të rezultatit të 11 pozitiv radhazi, do të duhet të luajë ndaj Kilit të Sançez e Vidal, kombëtares, që muajin e kaluar në Argjentinë ka demonstruar ecuri të mirë.

Ndërsa Polonia dhe Ukraina po përgatiten për turneun që do të zhvillojnë në shtëpi, duke u përballur sot me respektivisht me Gjeorgjinë dhe Suedinë. Ndërkohë Faro, Portugalia e trajnerit Paulo Bentodo do të ndeshet me Luksemburgun, në një takim i cili do të ketë shumë spektatorë në Spanjë: tifozët e Realit të Madridit kanë shumë për zemër lojtarë të tillë si Kristiano Ronaldo, Karvaljo dhe Pepe vetëm pak ditë para sfidës së parë të Superkupës së Spanjës kundër rivalit historik, Barcelonës. Interesante është edhe përballja mes dy fuqive të futbollit aziatik, Japonisë së Zakeronit dhe Koresë së Jugut, ndërsa Irlanda e teknikut Xhovani Trapatoni do të luajë në Dublin kundër Kroacisë.

Viktor Piturka nis aventurën e tij të tretë në krye të pankinës së Rumanisë, duke u përballur me San Marinon, ndërsa Sllovakia e Vladimir Veis do të ndeshet me Austrinë. Këtë javë Veis ka kaluar edhe në drejtimin e pankinës së SK Slovan Bratislava në vendin e të larguarit Karel Jarolim. Sllovakia është përfshirë në një duel të ashpër me Republikën e Irlandës dhe Rusisë në grupin eliminator të Euro 2012, i cili duket se është edhe më i ekuilibruari. Ndërsa Rusia luan kundër Serbisë. Sllovenia në Lubjanë do të mirëpresë Belgjikën e re të xhevahirëve Hazard dhe Lukaku. Danimarka do t’i japë jetë në Gllasgou një përplasjeje të ekuilibruar me Skocinë.

Ndërsa për Republikën Çeke, transferta në Oslo kundër Norvegjisë është parashikuar të mbahet një minutë heshtje, në kujtim të viktimave nga atentati i dyfishtë i dy javëve më parë. Përveç shumë miqësoreve, në fakt, sot, do të luhet edhe një takim zyrtar që i përket eliminatoreve të Euro 2012: në Belfast do të zbresin në fushë Irlanda e Veriut dhe Ishujt Faroe. Të zotët e shtëpisë, në rast të një fitoreje të mundshme, do të kalonin Estonia dhe të renditeshin të tretët në grup.

Top Channel