Italia mund Spanjën

10/08/2011 23:05

Italia e Prandellit ka bërë një lojë të shkëlqyër dhe ka mundur 2-1 Spanjën. Axurrët kanë triumfuar në Bari, falë taktikës së vetë kampionëve të botës dhe Europës në fuqi, shumë presing, kontrolli lartë në mesfushë dhe sulmues të shpejtë.

Italianët kaluan të parët në avantazh me Montolivon, ndërkohë që iberikët barazuan shumë shpejt me Alonson me 11 metërsh.

Edhe në të dytën, italianët ishin ata që kontrolluan lojën dhe shënuan me Akuilanin.

Italia e prandelit ka ndryshuar shumë me atë të Lipit në Afrikën e Jugut, duke u kthyer sërish në skuadër për t’u patur frikë.

Gjermania mposht Brazilin

Ka fituar edhe Gjermania përballë Brazilit. 3-2 ishte rezultati përfundimtar i supersfidës së luajtur në Shtutgart.

Edhe pse me shumë elementë të rinj, ekipi i Joakim Lëv ishte më superior sesa selecao-t të cilët vazhdojnë të zhgënjejnë.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë. Shvajshtajger kaloi gjermanët në avantazh në minutën e 61, 6 minuta më vonë Gëtze shënoi golin e dytë. Robinho shkurtoi diferencën e golave me një 11 metërsh, por goli i Shyrles në minutën e 80 shuajti shpresat e brazilianëve për një rezultat pozitiv në gjermani.

Goli i Neymar në minutat e fundit nuk ndryshoi asgjë, përvecse vulosi fitoren 3-2 të skuadrës së Lëv.

Top Channel