Eto’ o pranon ofertën e Anzhi

10/08/2011 15:10

Klubi rus i Anzhi ka bërë ofertën e tij:  kontratë 4-vjeçare për Samuel Eto’o me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, ndërsa për Interin do të shkojnë 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Eto’o, sipas agjentit të tij, e ka pranuar këtë ofertë dhe është gati të largohet nga Milano. Nga ana tjetër, Inter nuk ka vendosur ende.

“Ka një propozim interesant nga Anzhi. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur presidenti i Interit, Massimo Moratti.

Claudio Vigorelli, agjenti i Eto’o, ka thënë: “Kemi arritur marrëveshjen me Anzhi. Nëse gjithçka shkon mirë edhe klubet do të arrijnë marrëveshjen mes tyre.”

Top Channel