Arshavin: Nuk do të luaja kurrë për Real Madrid

10/08/2011 18:10

Andrei Arshavin, sulmuesi rus i Arsenalit, ka rrëfyer se ka një klub futbolli për të cilin ai nuk do të luante kurrë, “as për të gjitha paratë e botës”. Ky klub është Real Madrid.

“Nuk do të luaja kurrë për Real Madrid, as për të gjitha paratë e botës. Për mua fanella e bardhë e madrilenëve është tabu sepse prej kohësh jam tifoz i Barcelonës”, është shprehur Arshavin për gazetëbn ruse ‘Sport Express’.

Andrei Arshavin mohoi edhe ekzistencën e një oferte të majme nga ana e rusëve të Anzhi: “Këto gjëra janë shpikje të internetit. Unë do të luaj për Arsenalin edhe këtë sezon.”

Top Channel