
Soja nuk mund të bëjë asgjë për të lehtësuar simptomat e menopauzës, pavarëisht shpresave të mëdha të shumë femrave.
Një studim i fundit ku janë përfshirë rreth 250 gra amerikane ka treguar se tabletat e sojës nuk e ulin nxehtësinë e trupit ose humbjen e densitetit të kockave.
“Testimi dyvjecar ka treguar se tabletat në fjalë nuk ishin më të mira se qetësuesit”, thotë në një njoftim Arkiva e Mjekësisë së Brendshme.
Por ekspertët thonë se eksperimente të tjera kanë treguar se soja mund t’i lehtësojë me të vërtetë simptomat e menopauzës.
Doza e dhënë në eksperimentet e fundit ka qenë dyfish më e madhe se sasia e konsumuar nga personat që e përdorin dieta të pasura me sojë.
Disa produkte të sojës përmbajnë lëndë stimuluese dhe ekspertët kanë sugjeruar se këto lëndë mund të ndihmojnë femrat të kalojnë menopauzën kur stimujt e tyre ulen.
Top Channel