Schumacher: Nuk e di nëse do të vazhdoj në F1

09/08/2011 15:45

Michael Schumacher, që nga rikthimi i tij në Formulën 1, nuk ka arritur rezultatet që priste dhe kjo gjë për një pilot i cili është shpallur 7 herë kampion bote mund të sjellë një rënie motivimi.

Gjermani ka folur mbi situatën e tij në skuderinë Mercedes me gazetën italiane ‘Corriere dello Sport’: “Erdha tek Mercedes jo për të fituar me çdo kusht titullin, por për të përmirësuar situatën e skuderisë. Po punojmë shumë dhe makina po rritet në këtë vit të dytë. Gjithsesi problemi jam unë, nuk jam në formën e duhur.”

“Nuk e di nëse jam piloti i duhur për këtë ekip. Së bashku me drejtuesit do të diskutojmë mbi të ardhmen time në Formula 1”, u shpreh Schumacher.

Top Channel