Ronaldinho: Dua të luaj botërorin në Brazil

09/08/2011 18:50

“Objektivi im është të kem një rendiment të lartë me Flamengon në mënyrë që të jemi sa më lart në klasifikim dhe të jem gati nëse Menezes (trajneri i Seleçaos) ka nevojë për mua në botërorin e Brazilit.”

Këto janë fjalët e Ronaldinho, i cili ka rifituar buzëqeshjen pas një serie rezultatesh pozitive me Flamengon duke arritur kreun e klasifikimit në kampionatin brazilian.

Gjithashtu 31-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të këtij kampionati me 8 gola.

Top Channel