Portieri që ka humbur kujtesën

09/08/2011 17:30

Problemet në portën e Bayer Leverkusen po shtohen pasi portieri Fabian Giefer pësoi një dëmtim në tru dhe do të qëndrojë për disa ditë në spital pas përplasjes me një futbollist të Mainzit, në ndeshjen e së dielës të vlefshme për javën e parë të Bundesligës.

Leverkusen humbi ndeshjen 2-0 edhe për faj të gabimeve të portierit Giefer, por futbollisti gjerman nuk mban mend asgjë nga ajo çfarë ndodhi.

“Nuk mbaj mend asgjë nga ndeshja, nga mënyra si luajtëm, si pësova golat… Në fakt nuk mbaj mend asgjë nga ato që kanë ndodhur gjatë këtij muaji. Kam një boshllëk në kujtesë dhe kam frikë”, u shpreh sot Giefer.

Portieri, i cili vendosi ta vazhdonte ndeshjen deri në fund edhe pas përplasjes, do të qëndrojë në spital për kontrolle.

Rene Adler, portieri titullar i Bayer Leverkusen, do të rikthehet të luajë në shtator pas operacionit në gju dhe gjatë kësaj kohe porta e ekipit gjerman do të jetë në duart e David Yelldell.

Top Channel