Itali, bie interesi për Serie A

09/08/2011 13:30

Rriten nga 17 në 18 për provincat e përfshira në Serie A, kategoria më e
lartë e futbollit italian, por bie interesi i popullsisë nga 25.1 në
23.2 milionë persona.

Kështu thotë një analizë e hartuar nga organizata StageUp-Sport&Leisure Business, mbi një nga kampionatet më të pëlqyera të planetit.

Sipas këtij studimi, në rënie ka ardhur edhe përfshirja e popullsisë së komunave në Serie A, nga 9.6 në 9.4 milionë.

Lombardia dhe Emilia Romanja mbeten rajonet më të përfaqësuara me nga 3 klube secili.

Në total rajonet janë 12, ashtu si dhe në sezonin e kaluar. Pa Sampdoria, mbeten dy takime derbi, ai i Milanos dhe ai i Romës.

Top Channel