Eto’o mendon largimin nga Inter

09/08/2011 16:15

Samuel Eto’o, sulmuesi kamerunas i Interit, po mendon largimin nga zikaltërit gjatë kësaj merkatoje dhe transferimin tek klubi rus Anzhi Majachkalá.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, ish-futbollisti i Barcelonës do të vendosë brenda 48 orësh nëse do të luajë apo jo për klubin ku po mbyll karrierën Roberto Carlos.

Anzhi i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare sulmuesit për 20 milionë euro në sezon, ndërsa Eto’o kërkon një kontratë 4-vjeçare po me këtë pagë.

Klubi rus ka ndërmend t’i ofrojë Interit 20-30 milionë euro për shërbimet e kamerunasit.

Samuel Eto’o ka edhe dy vite kontratë me klubin e Massimo Moratti.

Top Channel