Andi Lila do një fitore për të kënaqur tifozët

09/08/2011 13:00

Trajneri Josip Kuzhe e ka përshirë edhe mbrojtësin Andi Lila në për
miqësoren kundër Malit të Zi. Mbrojtësi që pak nga pak po i bën vetes
një vend të sigurt në formacionin titullar, nuk harron të shfaqet
ambicioz edhe në këtë pragndeshje.

Ai bën të ditur se ekipi synon fitoren e radhës kundër malazezeve. “Në miqësoren e vitit të kaluar fituam 1-0, kujton mesfushori. Mendoj se ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira në kombëtare. Njoh shumë lojtarë të Malit të Zi, pasi kemi vetëm një vit nga ndeshja e mëparshme. Është një skuadër shumë e mirë dhe këtë e ka treguar gjatë eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën për Kombëtaren, të kënaqim tifozët në Shkodër dhe të fitojmë ndeshjen”.

Gjithashtu, deklaron se nuk e ka problem se ende nuk është një pozicion ideal për të. “Për ekipin kombëtar kur hyn në fushë, gjithmonë përpiqesh të japësh më të mirën tënde. Nuk është pozicioni primar. Në ndeshjen kundër Bosnjës luajta si i majtë. Dola me të kuqe, por ajo është pjesë e futbollit”, pohon Lila, i cili u transferua gjatë merkatos së verës te Janina, së bashku edhe me mesfushorin e kuqezinjve, Emiljano Vila. Te skuadra greke më parë kanë luajtur edhe Foto Strakosha, Arjan Bellaj, Arjan Xhumba dhe Ledio Pano.

“Fakti që zgjodha të luaja në Greqi, natyrisht që i kam parë që të gjitha opsionet, përfshirë dhe kushtet e kontratës. Janina është një ekip që mund të luaj si titullar. Aty kanë luajtur disa futbollistë shqiptarë si Strakosha, Xhumba, Bellaj, etj. Mendoj se dhe unë do të kem një të ardhme të mirë aty. Duke parë ekipin dhe pozicionin tim në skuadër, shpresoj se do të ec përpara”.

Përshtatja e tij me skuadrën e re po ndodh natyrshëm. Janina është një skuadër që vjen nga Kategoria e Dytë dhe këtë sezon është ngjitur në të parën. Është një ekip në ndërtim e sipër, por shqiptari beson se do të jem një lojtar i rëndësishëm i pas Janinës.

Top Channel