Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull të
vecantë Kosovës, pas situatës së tensionuar të krijuar në veri.

Në artikullin e saj, gazeta shkruan se fenomenet negative si vjedhja zgjedhore, korrupsioni dhe abuzimet po pengojnë progresin e shtetit të ri.

Më tej “Der Spiegel” komenton një intervistë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e cilëson si një njeri elokuent në luftë me qeverinë Thaci.

“Hashim Thaci është një hajnë që vjedh popullin e vet dhe qeveris si një kukull e fuqisë koloniale të Shteteve të Bashkuara”, citon gazeta Kurtin.

Artikulli përmend gjithashtu ndikimin e madh të Beogradit tek serbët e Kosovës përmes mësuesve, policëve dhe mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA