Snejder: Inter më ka vënë çmimin

08/08/2011 08:30

“Kam lexuar shumë për të ardhmen time, por unë di vetëm që Interi ka nevojë për para dhe kanë vënë një çmim për largimin tim.”

Kështu është shprehur mesfushori i Interit, Wesley Snejder, për gazetën hollandeze ‘Voetbal’ në lidhje me zërat që e shohin futbollistin drejt Manchester.

“Përsa i përket interesit të Manchester City dhe Manchester United do flas shkurt: nuk kam folur me asnjë nga klubet. Javën tjetër do të luaj me Hollandën kundër Anglisë dhe më pas kam 5 ditë pushim. Deri atëherë gjithçka do të merret vesh”, shtoi numri 10 zikaltër.

Nga ana tjetër, Roberto Mancini, trajneri i Manchester City, mohon ofertën prej 36 milionë eurosh për hollandezin: “Nuk është e vërtetë që kemi bërë një ofertë për Snejder. Është një lojtar i Interit.”

Top Channel