Shkencëtarët bënë të ditur se kanë zbuluar ekzistencën e një fashe të hollë grimcash të anti-materies që mbështjell krejt planetin tonë.

Ata mendojnë se ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi këto anti-protone mund të përdoren si lëndë djegëse për anijet kozmike të së ardhmes.
   
Zbulimi përshkruhet hollësisht në buletinin e “Astrofizikës”, revistë shkencore që ka nisur të botohet që prej vitit 1895 dhe që mbulon astronominë dhe astrofizikën.

Në këndvështrimin e ekspertëve një gjetje si kjo konfirmon punimet teorike se fusha magnetike e Tokës mund të zinte anti-materien në kurth.

Shkencëtarët kanë vërejtur se një numër i vogël anti-protonesh qendron ndërmjet brezave Van Allen, i ngecur, sic thonë ata, mes materies normale.

Për kërkuesit më optimistë, një sasi e tillë anti-protonesh është ndoshta e mjaftueshme për hartimin e skemave që e përdorin anti-materien si lëndë djegëse për anijet hapësinore të së ardhmes.

Fasha e anti-protoneve u diktua nga sateliti “Pamela” i lëshuar në vitin 2006 për të studiuar natyrën e grimcave të ngarkuara me energji nga dielli dhe nga përtej sistemit tonë diellor që njihen ndryshe edhe si rreze kozmike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA