Sonda “Juno” niset drejt Jupiterit

06/08/2011 19:15

Sonda “Juno” ka nisur udhëtimin e saj drejt Jupiterit, ku do të mbërrijë në vitin 2016, pasi të ketë përshkuar 500 milionë kilometra.

Atëherë sonda e NASA-s do të hyjë në orbitë rreth planetit gjigand dhe dhjetë instrumentet e saj do të fillojnë ta vëzhgojnë për të zbuluar sekretet.

Në bordin e “Juno” nuk ka vetëm instrumente shkencore, por edhe një targë me portretin dhe firmën e Galileo Galilei dhe tekstin që përshkruan zbulimin e hënave të Jupiterit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA