Dallku-Bakaj, “përplasja” shqiptare në E.League

06/08/2011 12:00

Në Europa League do të mungojnë skuadrat shqiptare, të cilat janë
eliminuar që në turin e dytë, por ata që do të mbajnë gjallë frymën në
këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit europian janë pikërisht
legjionarët tanë.

Hedhja e djeshme e shortit për turin e fundit të paraeliminatoreve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klubet, prodhoi edhe një përplasje shqiptaro-kosovare. Skuadra nga Ukraina, Vorskla Poltava, ku militojnë mbrojtësi Armend Dallku dhe sulmuesi Ahmed Jonuzi (3 gola në këtë kompeticion), do të përballet me rumunët e Dinamos së Bukureshtit, ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Elis Bakaj.

Shorti për eliminatorët e Ligës së Europës ka vendosur përballjet e Olimpiakos Volu-PSG, Atletiko Madrid-Viktoria Setubal, Makabi-Panathinaikos (i Sotir Ninit), Shamrok-Partizan Beograd dhe Metalist-Sosho. Ndërkohë që lamtumirë i kanë thënë këtij kompeticioni skuadra e FK Karagak, ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Ansi Agolli dhe Admir Teli.

Top Channel