Sulmi i ariut polar, vdes britaniku
05/08/2011 18:10
Një ari polar ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve pasi sulmoi një grup të rinjsh britanikë mëngjesin e sotëm, në Norvegji.
Të rinjtë ishin pjesë e një grupi prej 80 personash të cilët kishin ngritur një kamp në Svalbard.
Emri i 17-vjeçarit fatkeq nuk është bërë i ditur nga autoritetet.
Guvernatori i Svalbard kishte paralajmëruar më parë për rrezikun e arinjve polarë në Longyearbyen, kryeqendrën e ishujve arktikë.
Top Channel