Rriten interesat e eurobondit shqiptar

05/08/2011 08:15

Bondet sovrane të Shqipërisë të emetuara në euro vitin e kaluar kanë pësuar rënie në vlerën nominale një rritje të interesit, me 0.5 pikë përqindje.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Financave, e cila thotë se nëse do të emetohet në këto momente një bond i ri, çmimi që do i ofrohej nga blerësit është 8 për qind, kur vitin e kaluar u vlerësua me 7.5 për interesi.

Kjo rritje e vlerës konsiderohet një humbje për blerësit e parë, të cilët dhanë borxh në këmbim të interesit 7.5 për qind, kurse në tregun sekondar, ata që po i blejnë, janë duke përfituar interesa me 8 për qind.

Kjo do të thotë se nëse blerësi i parë ka paguar 50 mijë euro për një bond, ai mund ta shesë këtë për 0.5 për qind më lirë sesa 50 mijë eurot e paguara në fillim.

Gjithsesi, Ministria e Financave sqaron se numri i transaksioneve (shitblerjet) për bondin shqiptar ka qenë i kufizuar.

“Kjo vjen nga fakti se blerësit fillestarë të tij ishin investitorë afatgjatë dhe seriozë (siç quhen ndryshe “buy-and-hold”), e jo spekulatorë të tregjeve që do të synonin të shisnin mbajtjet e tyre në afatshkurtër për një fitim oportunist”, thotë për gazetën, Xhentil Demiraj, drejtor i menaxhimit të borxhit publik në ministri.

Top Channel