Reja ndryshon modul për të integruar Canën

05/08/2011 12:55

Duket se është bindur më në fund trajneri i Lacios, Edi Reja. Më në fund
ai ka vendosur të aplikojë modulin 4-2-3-1, i cili integron në qendër
të mesfushës edhe Lorik Canën.

Më parë kishte provuar modulin 4-4-2, i cili kishte prodhuar rezultate të dobëta. Ndërkohë që më parë kishte vendosur të mos mbështetej më te moduli tjetër 4-3-1-2.

Mbi të gjitha ky modul ndryshon edhe pozicionin e Lorik Canës, sepse trajneri Reja e konsideronte si regjist në modulin romb, ndërsa në 4-2-3-1 mendon se do të mund ta përshtasë të luajë përkrah Ledesmës ose Matuzalemit në qendër të mesfushës.

Ndërkohë dje Lacio ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për një ndeshje miqësore me Arisin e Selanikut. Kështu që më 7-gusht mund të shikojmë Canën në fushë.

Top Channel