Këngëtari i famshëm Paul McCartney ka deklaruar për mediat amerikane se
dyshon se është viktimë e përgjimeve telefonike, arsye për të cilën ai
do të shkojë në polici.
Deklarata e Sir McCartney vjen pasi ish-bashkëshortja e tij Heather Mills deklaroi se një gazetar i Mirrior Group pranoi përgjimin e mesazheve zanore të lëna prej tij.
Ish-anëtari i Beatle tha se priste të mësonte më shumë mbi këtë cështje pasi të fliste më policinë në Britani, me të mbaruar turin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Duke folur nga Ohajo, McCartney u tha gazetarëve se përgjimi i telefonave është “një shkelje e tmerrshme e privatësisë”.
“Kur të kthehem në Britani pas këtij turi, do të shkoj në polici pasi më duket se jam përgjuar. Ende nuk di shumë për këtë cështje, por mendoj se është një shkelje e tmerrshme e privatësisë”, deklaroi këngëtari.
Top Channel