Stacy Keibler, zjarri i ri i George Clooney

04/08/2011 20:30

“Super Stacy” ishte emri i saj i artit kur hipte në ring. Po, sepse amerikania Stacy Keibler, bionde e vitit 1979, është një ish-yll i mundjes amerikane.

Tani ajo ka rënë sërish në syrin e mediave, por këtë herë atyre rozë, pasi flitet se është zjarri i ri i aktorit George Clooney.

Ueb sajti i thashethemeve “Perez Hilton” nuk ka dyshim, divi i kinemasë shoqërohet me Keibler, e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Sipas burimit, bukuroshja Stacy ka vizituar George edhe në vilën e tij në liqenin e Komos, në Itali, vizitë të cilën e kishte komentuar me një mesazh në Twitter: “Jam në parajsë”.

Por miqtë e Clooney, i cili ka fare pak kohë që është ndarë nga bukuroshja italiane Elisabetta Canalis, shprehen se bëhet fjalë për një aventurë.

“Atij i pëlqen të kalojë kohë me Stacy, por nuk është gati për një lidhje serioze. Është vetëm një aventurë”, ka deklaruar një nga miqtë e aktorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA