Paltrow: Martesa nuk është e lehtë

04/08/2011 11:30

Gwyneth Paltrow është hapur për herë të parë mbi jetën e saj private me Chris Martin duke u shprehur se martesa nuk është e lehtë.

Aktorja është martuar para 7 vitesh me vokalistin e grupit Coldplay.

“Është e vështirë të qëndrosh me të njëjtin person për një kohë të gjatë”, deklaroi 38-vjeçarja për revistën ‘Elle’.

“Ka periudha jo të mira gjatë martesës. Jeta është e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, por jam e bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur me Chris. Është një baba i mrekullueshëm”, shtoi Paltrow, e cila ka dy fëmijë me Chris Martin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA