Michael Douglas vazhdon me vesin

04/08/2011 12:10

Aktori nuk ka hequr dorë nga cigarja edhe pse nuk ka shumë që fitoi betejën me kancerin në fyt.

Revista ‘Star’ ka publikuar në faqen e saj të parë një foto të aktorit duke pirë duhan.

Michael Douglas ndodhet në Portofino të Italisë duke kaluar disa ditë pushime me bashkëshorten e tij, Catherine Zeta-Jones.

66-vjeçari u diagnostikua me kancer në fyt vitin e kaluar dhe iu nënshtrua seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë si pasojë e të cilave humbi 15 kg nga pesha trupore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA