Liverpool prezanton blerjet e reja

04/08/2011 13:45

Vetëm pak ditë nga starti i Premier League, trajneri i Liverpulit, Keni Dalglish, ka prezantuar blerjet e reja të skuadrës, Henderson, Douning, Çarli Adam dhe Doni, me të cilët shpreson të rikthehet në zonën e Ligës së Kampioneve.

Portieri 31-vjeçar Doni, i cili erdhi nga Roma, do të jetë portieri i dytë i skuadrës, ndërkohë që Reina vazhdon të mbetet zgjedhja e parë për teknikun Dalglish.

Sfida e parë e Liverpulit në Premier Ligë do të jetë përballë Sandërlend në datën 13 gusht.  

Top Channel