Francë, Domenech merr dëmshpërblimin

04/08/2011 22:10

Ish-trajneri i përfaqësueses së Francës, Raymond Domenech do të marrë 975 mijë euro pasi ka rënë dakord me Federatën Franceze të Futbollit për kompensimin që ai përfiton për largimin nga detyra.

Domenech u largua pas paraqitjes së dobët të Francës në Botërorin e Afrikës së Jugut, ku vec eliminimit kjo skuadër u bë protagoniste dhe për ofendimet mes sulmuesit Nicolas Anelka dhe trajnerit Domenech, i cili e përjashtoi nga kombëtarja lojtarin e Chelsea.

“Cështja e Domenech është zgjidhur”, ka deklaruar presidenti i sapozgjedhur i Federatës Franceze të Futbollit Noel La Grae.

Në takimin e parë të Domenech me presidentin e federatës, ai i kishte kërkuar 2.9 milionë euro dëmshpërblim, por më pas ra dakord për shifrën përfundimtare prej 975 mijë eurosh.

Top Channel