Dashuri dhe spiunazh në Liban

04/08/2011 21:00

Në një Liban të trazuar mes kulturave të ndryshme, një histori dashurie do të lindë në sfondin e një historie spiunazhi, në “Beirut Hotel”.

Filmi i regjisorit francez Danielle Arbid është prezantuar sot për herë të parë në konkursin ndërkombëtar të Festivalit të filmit në Lokarno të Italisë.

Në qendër të filmit është historia e marrëdhënies mes këngëtares Zoha, e interpretuar nga Darine Hamze, dhe Mathieu Marmont, një francez që prezantohet si avokat, i interpretuar nga Charles Berning, por që akuzohet se është një agjent spiunazhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA