Betejë mes luftëtarëve “fantasy”

04/08/2011 21:20

Rreth 7 mijë persona “luftojnë” për pesë ditë në Gjermani në lojën e dytë më të madhe të rolit, që këtë herë luhet për së gjalli, “Pushtimi i Mithodeas”.

Makiazhe, kostume, armë dhe armatura të personazheve të lojës vishen nga fansat e saj, të cilët do të luftojnë deri më 7 gusht në fshatrat, pyjet dhe kështjellat e Brokelohut, në Saksoninë e Ulët.

Lojrat e rolit për së gjalli janë shfaqje gjysmëteatrale, ku pjesëmarrësit interpretojnë me kostumet e duhura dhe mjetet e ndërtuara nga ata vetë, personazhe të caktuar brenda një historie imagjinare.

Evenimenti në fjalë, i shumëpritur nga adhuruesit e lojrave elektronike, lë hapësirë për imagjinatën dhe improvizimin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA