Barcelona shkatërrohet nga Chivas

04/08/2011 09:40

Barcelona është mundur me rezultatin e thellë 4-1 ndaj meksikanëve të Chivas Guadalajara, në ndeshjen miqësore të zhvilluar dje në Miami (SHBA).

David Villa kaloi në avantazh kampionët e Spanjës dhe Europës, por një pjesë e dytë jashtëzakonisht e keqe e katalanasve bëri që meksikanët të merrnin një fitore me goleadë.

Chivas përfitoi nga gabimet e rënda në mbrojtjen blaugrana dhe shënoi 4 gola duke i shkaktuar Barcelonës humbjen e dytë radhazi në këtë fazë përgatitore.

Top Channel