Stieg Larsson, nuk do ketë novelë të katërt

03/08/2011 21:40

Zërat se shkrimtari suedez Stieg Larsson kishte shkruar një novel të katërt janë të pabaza. Kështu ka deklaruar partnerja e tij.

Autori i trilogjisë “Millenium” vdiq para se librat e tij, mes të cilëve “Burra që Urrejnë Gratë”, të publikoheshin dhe të ktheheshin në bestseller ndërkombëtar.

Eva Gabrielsson ka deklaruar për BBC se lajmet për një novelë të katërt të mbetur në kompjuterin e Larsson “nuk ishin shumë të vërteta”.

Ajo tha se ai vërtet kishte shkruar disa faqe të reja, por që janë të pamjaftueshme për të bërë një novelë të re.

“Aty është vetëm fillimi i novelës së katërt. Më duket se janë rreth 200 faqe. Aq pash herën e fundit kur ne ishim me pushime”, ka deklaruar Gabrielsson.

Trilogjia e Stieg Larsson ka shitur 27 milionë kopje dhe zërat që qarkullonin për një vëllim të katërt të sagës kishte entuziazmuar fansat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA