Montekarlo, aksident makinash luksoze

03/08/2011 10:45

Një aksident i veçantë ka ndodhur në Montekarlo. Nuk bëhet fjalë për një përplasje normale mes makinash sepse imazhet tregojnë që mjetet e përfshira në incident janë makina ëndrrash me vlerë mijëra euro.

Bentley, Ferrari, Mercedes, Aston Martin, Porsche janë “protagonistët” e këtij aksidenti të kushtueshëm.

Përplasja ka ardhur nga Bentley që po drejtohej nga një vajzë, e cila pasi godet një Mercedes Class S, merr me vete edhe një Ferrari F430, një Porsche dhe një Aston Martin.

Me një shikim të parë dëmet duhet të jenë rreth 50 mijë euro.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA