Hungari, taksë për ushqimet e dëmshme
03/08/2011 09:55
Në Hungari do të taksohen të gjitha ushqimet që përmbajnë sasi të konsiderueshme yndyrash, kripe apo sheqeri.
Qeveria konservatore e kryeministrit Viktor Orban ka prezantuar në parlament projektligjin për taksimin e ushqimeve që janë fajtore për obezitetin dhe sëmundjet që vijnë prej tij.
Taksa do të njihet me emrin “Chips Tax” (Taksa e patateve) dhe fast food-et do të jenë më të prekurat prej saj.
Top Channel