Freestyle, Duro në kërkim të sponsorit

03/08/2011 21:10

Pas botërorit në Afrikën e Jugut, Fabian Duro do të jetë i vetmi shqiptar që do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në botërorin e Freestyle që do të zhvillohet pas disa ditësh në Pragë të Cekisë.

Por aktualisht ai po has probleme financiare, për shkak të mungesës së një sponsori.

“Për momentin s’kemi sponsor. Do kërkojmë një sponsor serioz. Kemi shumë probleme financiare”, deklaron Duro.

Fabiani është i bindur se do të shkojë në Ceki me apo pa sponsor, dhe jo thjesht për turizëm.

“Kam një barrë të madhe që do përfaqësoj Shqipërinë, por mendoj se do t’ia dal. Mendoj të futem në tetëshe, ku janë më të mirët nga e gjithë bota”, thotë ai.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë më shumë se 200 sportistë nga i gjithë globi.

Top Channel