Divorci mes Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver është thjesht shembullor.

Edhe pse në fillim dukej se ish-guvernatori i Kalifornisë nuk donte të paguante shpenzimet ligjore dhe “rrogën” për nënën e fëmijëve të tij, tani aktori po tregohet bujar dhe nuk do të ketë probleme të tilla.

Të dielën, protagonisti i Terminator drekoi me ish-bashkëshorten dhe me njërin nga djemtë e tij me rastin e 64-vjetorit të lindjes.

Sipas ‘TMZ’, Maria Shriver ishte e qetë gjatë kohës që zgjati dreka, madje edhe pagoi faturën në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA