Zbulohen molekulat e oksigjenit mes yjeve

02/08/2011 13:45

Ka oksigjen mes yjeve. Molekulat e para të këtij gazi të domosdoshëm për
jetën në Tokë janë zbuluar në rajonin e Orionit, i pasur me yje, nga
teleskopi hapësinor Herschel, i Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Kërkimi, i koordinuar nga Paul Goldsmith, përgjegjës i programit “Jet Propulsion Laboratory” të NASA-s, është publikuar në gazetën shkencore “Astrophysical Journal”.

Deri më sot ishin vëzhguar në hapësirën ndëryjore vetëm atomet teke të oksigjenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA