Snejder-Manchester United, Inter pranon ofertën

02/08/2011 17:00

Ndërkohë që Inter ndodhet në Pekin duke u përgatitur për sfidën e Superkupës së Italisë ndaj Milanit, mediat angleze japin lajmin se është pranuar oferta e Manchester United për organizatorin hollandez Wesley Snejder.

“Inter ka pranuar ofertën e United për Snejder”, shkruan ‘Daily Mirror’.

Sipas kësaj gazete, organizatori do të jetë lojtar i Red Devils që këtë javë dhe klubit zikaltër do t’i shkojnë 30 milionë stërlina.

Pengesa e fundit është rroga e lojtarit. Manchester United do t’i propozojë hollandezit një ulje të rrogës dhe një rritje të shpërblimeve që lidhen me trofetë dhe redimentin e lojtarit.

Top Channel