Nicole Kidman me look të ri
02/08/2011 20:10
Nicole Kidman është e famshme për flokët e saj të kuqe dhe për bukurinë, por gjithashtu njihet për dedikimin që ka për profesionin e saj.
Aktorja 44-vjeçare tashmë është bjonde dhe ky ndryshim i pamjes ka ardhur për shkak të rolit në filmin më të fundit të saj, ‘The Paperboy’.
Filmi tregon historinë e një reporteri dhe vëllait të tij, të cilët kërkojnë të tregojnë pafajësinë e një burri të dënuar me vdekje.
Nicole Kidman interpreton rolin e Charlotte Bless, një gruaje e cila i shkruan letra të dënuarit që pret vdekjen.
Top Channel