Gjenden pjesë të anijes Columbia
02/08/2011 20:35
Autoritetet në Teksas zbuluan pjesë të anijes hapsinore, Columbia e rënë në një liqen në shkurt të vitit 2003.
NASA ka kërkuar rekuperimin e objektit që ka një diametër 1.2 metër e cila ka shërbyer si paisje për ruajtjen e energjisë dhe ujit në anijen Columbia.
Për nxjerrjen e pjesës në sipërfaqe NASA ka ngritur një ekip që do të zhytet në thellësi të ujërave të liqenit.
Anija hapësinore Columbia, më 1 shkurt të 2003, gjatë kthimit për në tokë nga hapësira, u shpërbë në atmosferë.
Top Channel