Cristiano: Do të jemi gati për Barcelonën

02/08/2011 15:25

Cristiano Ronaldo është shprehur se Real Madrid do të jetë në formë kur të luajë ndaj Barcelonës ndeshjen e parë të vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Gjithsesi, sulmuesi i madrilenëve theksoi se për momentin ai dhe shokët e tij të ekipit po mendojnë për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm.

“Nuk po mendojmë për sfidat ndaj Barcelonës. Tani jemi në fazë përgatitore, por kur të vijë dita e ndeshjes do të jemi gati dhe në formë për përballjen”, deklaroi portugezi në konferencën e shtypit të mbajtur në Kinë.

Top Channel