Anglezët në kërkim të thesarit nazist

02/08/2011 18:25

Një grup eksploruesish britanikë janë vënë në kërkim të një thesari “gjigant” që mendohet se ndodhet në fund të ujërave të liqenit Stolp në Gjermani.

Sipas dokumenteve, që pretendojnë se kanë eksploruesit, bëhet fjalë për më shumë se 18 arka me flori dhe sende të tjera me vlerë që u përkasin personave të pushkatuar nga nazistët nëpër kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kërkuesit thonë se thesari është hedhur në liqen nga Hermann Goering gjatë kohës kur pranë Berlinit ishin forcat e ushtrisë së kuqe ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA