Qeveria godet bujqësinë

01/08/2011 15:25

Me gjithe deklaratat e kryeministrit per rritjen e vemendjes ndaj
sektorit te bujqesise, shifrat e buxhetit te rishikuar pak dite me pare
jane trnoditese per kete sektor.

Vetëm pak ditë para kësaj deklarata maxhoranca që drejton kryeministri votoi në kuvend buxhetin e rishikuar, i cili goditi më fort nga të gjithë sektorët, pikërisht bujqësinë. Ndërsa në total shpenzimet e përgjithshme të qeverisë u shkurtuan me 4.5 për qind, në bujqësi ato u ulën mbi katër herë më shumë nga mesatarja totale ose 18.9 për qind krahasuar me buxhetin fillestar.

Qeveria do të japë më pak para për të gjithë zërat e bujqësisë, por më shumë ka ulur shpenzimet për programet e vaditjes dhe kullimit. Sipas buxhetit të rishikuar shpenzimet për vaditjen dhe kullimin janë ulur me gati 1.1 miliardë lekë ose 29 për qind nga buxheti i fillimit të vitit. Të dhënat zyrtare tregojnë se bujqësia historikisht ka qenë sektori më i diskriminuar i fondeve publike, ku edhe pse prodhon gati 18-19 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar merr mbrapsht mbështetje financiare nga buxheti vetëm 0.5 për qind të kësaj shifre.

Investimet e buxhetit janë orientuar vitet e fundit kryesisht tek infrastruktura, në ndërtimin e rrugëve të reja, ndërsa bujqësia në vitin më të mirë nuk ka marrë më shumë se 70 milionë dollarë, ccka e bën atë  prioritetin e diskriminuar të buxhetit. Sot megjithë rritjen dyshifrore të eksporteve që propagandon ministria e bujqësisë dhe vetë kryeministrit, shqipëria sërish importon rreth 700 milionë euro në vit për prodhime bujqësore, cka e bën atë sektorin me bilanci tregtar më të përkeqësuar, ku për cdo 1 lekë eksport hyjnë 10 lekë importe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA