Milan, 24 lojtarë drejt Pekinit

01/08/2011 14:10

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka grumbulluar 24 lojtarë për ndeshjen e Superkupës së Italisë ndaj Interit që do të zhvillohet në Pekin.

Edhe mbrojtësi nigerian Taye Taiwo do të udhëtojë me ekipin edhe pse nuk mund të luajë ndeshjen për shkak se duhet të shlyejë një skualifikim që nga sezoni i kaluar i kampionatit francez.

Philippe Mexes dhe Stephan El Sharaawy janë lojtarët e tjerë të padisponueshëm për Milanin për shkaqe dëmtimi.

Këto janë lojtarët kuqezinj të grumbulluar për Superkupën e Italisë: Abbiati, Amelia, Roma; Abate, Antonini, Bonera, Nesta, Taiwo, Thiago Silva, Zambrotta, Yepes, De Sciglio; Ambrosini, Boateng, Emanuelson, Gattuso, Seedorf, Van Bommel, Valoti; Cassano, Ibrahimovic, Paloschi , Pato, Robinho.

Top Channel