Brenda trupit të saj rritet prej disa muajsh një gjarpër dhe për t’i shpëtuar fundit tragjik, një 50 vjecare në Pakistan ka kërkuar ndihmë për t’iu nënshtruar një operacioni mjekësor dhe për të hequr nga trupi reptilin.
Sipas shtypit pakistanez gjithcka ka nisur disa muaj më parë kur 50 vjecarja, Rasheedan Bibi nga krahina e Lahores, duke pirë ujë ka kapërdirë aksitendalisht një gjarpër të vogël.
Disa javë më pas gruaja nisi të shtonte në peshë dhe shumë persona menduan se ajo ishte shtatzënë. Por barku nisi t’i fryhej edhe më tepër deri sa u sëmur dhe u shtrua në spital, ku mjekët pas kontrolleve panë që brenda trupit të saj ndodhej një zvarranik gjigant.
Rasheedan vjen nga një familje e varfër në zonat rurale të Lahores dhe nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet e operacionit që do t’i shpëtonte jetën.
Top Channel