“I dashur Anders Breivik…”

01/08/2011 14:00

“Nuk do t’i përgjigjemi të keqes me të njëjtën monedhë, ashtu siç do të pëlqente ty. Do e luftojmë të keqen me mirësi dhe do të fitojmë.”

Këto janë fjalët e një 16-vjeçari i cili i mbijetoi masakrës së Utoyas dhe që tashmë i ka shkruar një letër publike autorit të masakrës. Letra, e publikuar ditën e sotme në gazetën norvegjeze ‘Dagbladet’, fillon me tradicionalen “I dashur Anders Behring Breivik”.

“Ti mendon se ke fituar duke vrarë shokët e mi. Mendon se ke shkatërruar njerëzit që besojnë tek një shoqëri multikulturore, por dështove”, shkruan 16-vjeçari Ivar Benjamin Oesteboe, i cili humbi 5 shokë në kampin e Utoya.

“E përshkruan veten si një zotëri dhe hero, por kjo nuk është e vërtetë. Ti krijove heronj atë ditë të nxehtë në Utoya. Arrite që të jesh njeriu më i urryer në Norvegji”, përfundon letra e adoleshentit.

Në Utoya, 69 persona (shumica të rinj) humbën jetën nga të shtënat e Breivik, ndërsa 8 të tjerë vdiqën nga shpërthimi në Oslo, kryeqytetin norvegjez.

Breivik justifikoi masakrën me luftën kundër islamit dhe të majtës multikulturaliste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA