Rupert Grint shijon lirinë
31/07/2011 10:45
Rupert Grint, interpretuesi i magjistarit Ron Weasley në filmin Harry Potter, po shijon lirinë tashmë që saga e filmave ka përfunduar.
Aktori britanik thekson se ai tani është i lirë të merret me sporte ekstreme.
“Më në fund mund të bëj ski ose sporte të tjera të vështira pa pasur frikën e dëmtimeve. Edhe nëse dëmtohem nuk më duhet të kthehem në sheshxhirim”, u shpreh Grint.
Gjithsesi, 22-vjeçari deklaroi se tani që Harry Potter mbaroi, nuk e di se çfarë do të bëjë me karrierën e tij: “Nuk e di se çfarë do të bëj. Është e çuditshme kur mendoj se vitin tjetër nuk do të kthehemi në sheshxhirim për të nisur punën për një film tjetër.”
Top Channel