Një 20-vjeçar anglez ka humbur jetën për shkak se luante shumë Xbox.

Chris Staniforth kalonte 12 orë në ditë duke luajtur video game dhe ka vdekur nga një trombozë që është shfaqur për shkak të qëndrimit ulur në të njëjtin pozicion për orë të tëra.

“Ai jetonte për Xbox-in. Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje se ishte në rrezik nga të luajturit”, shprehet babai i 20-vjeçarit fatkeq.

“Nuk fajësoj prodhuesit e këtyre kompjuterave për vdekjen e djalit sepse nuk është faji i tyre që njerëzit rrinë duke luajtur për një kohë të gjatë pa pushim, por dua të vë në dukje rrezikun. Nuk dua që dikush tjetër të vdesë nga Xbox-i”, shton babai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA