S’jeni në shtëpi? Posta tek fqinjët
30/07/2011 14:25
Posta mbretërore në Britaninë e Madhe, Royal Mail, ka vendosur t’i japë
fund radhëve të gjata për të tërhequr një pako të pashpërndarë pasi në
shtëpi nuk ka pasur njeri.
Nga sot e tutje, postieri do t’ia lërë pakon fqinjëve.
Në bazë të një sondazhi të kryer së fundmi, lënia e pakos në shtëpinë ngjitur është opsioni më i kërkuar nga personat që mund të mos jenë në shtëpi në momentin e ardhjes së postës.
Edhe për Consumer Focus, shumë njerëz do të jenë të kënaqur që posta do të lihet tek fqinjët, por jo ata që nuk i njohin dhe nuk kanë besim tek këta të fundit.
Top Channel