PSG blen Pastoren për 43 milionë euro

30/07/2011 15:20

PSG ka arritur marrëveshjen për transferimin e Javier Pastores nga ekipi italian i Palermos për 43 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian që kishte në pronësi argjentinasin.

Mesfushori ishte një nga lojtarët më të lakmuar të merkatos së verës dhe kërkohej nga klube të mëdhenj si Barcelona, Milan, Inter dhe Chelsea.

Kjo është blerja më e shtrenjtë në historinë e kampionatit francez dhe blerja e dytë më e shtrenjtë deri tani në këtë merkato, pas transferimit të Sergio Aguero nga Atletico Madrid tek Manchester City.

Top Channel