Mundimi i kotë i Joe Pesci

30/07/2011 21:15

Joe Pesci i ka kërkuar 3 milionë dollarë dëmshpërblim një studioje kinematografike sepse sipas tij është mashtruar nga kjo studio.

Aktorit 68-vjeçar i ishte ofruar një rol në filmin “Gotti: In the Shadow of My Father” ku tregohet jeta e John Gotti Sr.

Joe Pesci do të interpretonte Angelo Ruggieron, mikun dhe krahun e djathtë të Gotti, dhe shpërblimi ishte 3 milionë dollarë për këtë rol.

Pesci kishte shtuar gjithashtu 15 kilogramë për t’iu përshtatur personazhit, por në fund i është ofruar një rol tjetër me një pagë më të ulët.

Cështja tashmë është në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA