Beyonce: Kisha nevojë për 1 vit pushim
30/07/2011 16:00
Beyonce është shprehur se ka qëndruar 1 vit larg botës së muzikës sepse po çmendej.
“Cdo gjë më dukej e paqartë. Nuk dija më se çfarë dite ishte apo në çfarë shteti ndodhesha. Rrija ulur në ceremoni, më jepnin çmimin dhe me mendje nuk isha fare aty, por mendoja për koncertin e radhës. Kështu që mendova për shëndetin tim mendor dhe vendosa të bëja 1 vit pushim”, shprehet këngëtarja për ‘The Sun’.
“Gjatë kësaj kohe kam pasur kohë të shikoja shumë gjëra. Kam shkuar në muze, në opera… Kam parë Murin e Madh kinez. Kam qenë edhe më parë në Kinë, por nuk kam pasur kohë ta shikoja”, shton Beyonce.
Beyonce është rikthyer sërish me albumin e saj më të ri, të titulluar “4”.
Top Channel