Austri, shtëpia e Schwarzy bëhet muze

30/07/2011 12:40

Shtëpia e fëmijërisë e Arnold Schwarzenegger, në Austri, është hapur sërish, këtë herë si muze.

Ish-Mister Universi, që shkoi në Hollivud për t’u bërë një yll kinemaje dhe më pas guvernator i Kalifornisë, mbush sot 64 vjec.

Në shtëpinë-muze janë shtrati i tij kur ka qenë fëmijë, një motor nga filmi “Terminator”, një kopje e katedrës së përdorur prej tij kur ishte guvernator dhe objekte të tjera.

Schwarzenegger u largua nga fshati i Thalit, në afërsi të qytetit të Grazit, në vitin 1966, ndërkohë që në muajt e fundit dha miratimin për projektin e ri.

“Ishte shumë emocionuese për të të shihte gjërat nga filmat e tij. Ai e viziton gjithmonë Thalin kur vjen në Austri”, ka deklaruar menaxherja e muzeut, Helga Forstner.

Shtëpia e Schwarzy është një vilë dykatëshe, me ngjyrë të verdhë dhe me cati. Familja e tij jetonte në katin e parë, ku shpesh herë mungonte energjia elektrike dhe uji i pijshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA